Ndjekje si nëpër filma, shqiptari thyen postobllokun e policisë dhe bën lëmsh trafikun

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një skenë arratisjeje si nëpër firma u regjistrua gjatë fundajvës në Imola të Italisë.

Protagonist u bë një 27-vjeçar shqiptar, i cili nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar, si dhe theu postbllokun e policisë.

Në përpjekje të dëshpëruar për t’u arratisur, shqiptari shtoi gazin, duke lëvizur në kundravajtje.

Gjatë ndjekjes nga policia, shqiptari dhe tre personat që ndodheshin me të në bord, braktisën makinën dhe nisën vrapin.

Pasi kapërcyen gardhet e disa banesave private, agjentët arritën t’i vendosnin prangat shqiptarit, ndërsa tre personat që ndodheshin me të, mundën të arratiseshin.

Mbi shqiptarin rëndonin një sërë veprash penale, ndërsa në makinën e tij u gjetën objekte të ndryshme, midis të cilëve edhe një sharrë elektrike.

Policia dyshon se shqiptari dhe tre të arratisurit, janë pjesë e një bande që grabisnin apartamente.

Shpërndaje
Share.

Komento