Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë punëtori 35-vjeçar i fabrikës në Kamëz: Ja dyshimet e para të policisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë në Kamëz.

Mësohet se rreth orës 14:50 një 35-vjeçar me iniciale B.M  ka humbur jetën në një fabrikë prodhimi parafabrikat ne Kamëz.

Në njoftimin e policisë thuhet se dyshimet e para janë që 35-vjeçarin e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.