Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë pasi lind fëmijën/ Del ekspertiza mjeko-ligjore, përcaktohet shkaku i vdekjes së 25-vjeçares

· 1 min lexim

Një ditë pasi 25-vjeçarja, Rexhina Debrova ndërroi jetë në Spitalin e Elbasanit, del edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza mësohet se shkaktare e vdekjes së të resë ka qenë koagulimi. Pasi 25-vjeçarja kishte bërë lindjen cezariane, kishte pasur probleme me koagulimin, kjo do të thotë probleme me mpiksjen e  gjakut , e cila bën që gjaku të trashet derisa të thahet.

“Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë.

Mjekët thanë se arsyeja e vdekjes së saj ka qenë arresti kardiak,  mirëpo mesa duket kjo nuk qëndron më. Tashmë mbetet në dorë të policisë se cilat do të jenë hapat e radhës.