Ndërron jetë pas një jave infermierja që u aksidentua me autoambulancë në Sarandë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka ndërruar jetën në spitalin e Traumës, infermierja 57 vjeçe, Adelina Rizvani e cila u aksidentua një javë më parë në qytetin e Sarandës.

Mësohet se 57-vjeçarja, që mbeti e plagosur rëndë në aksident, nuk ia ka dalë mbanë që të mbijetojë dhe ka mbyllur sytë në spitalin e Traumës, aty ku dhe po merrte ndihmën mjekësore.

Rizvani u aksidentua në Sarandë. Ajo ishte brenda një autoambulance me të cilë npo shkonte të merrte një të sëmurë, por rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës, mjeti i spitalit u përplas nga një makinë e llojit “BMW X5”, me targa angleze.

Pas përplasjes, mjeti me targa angleze përfundoi brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi i “BMW” dhe infermierja mbetën të plagosur.

Adelina Rizvani ishte mami në maternitetin e Sarandës.

Shpërndaje
Share.

Komento