Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë në Gjermani futbollisti 20 vjeçar me origjinë shqiptare

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku futbollisti 20-vjeçar me origjinë shqiptare Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë.

Ekipi i tij nga liga amatore në Gjermani, VfL-Ulm 1905 Fußball, ka njoftuar se Hasani ka humbur jetën në një aksident tragjik duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.

“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë.Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ndërkohë familja e tij ka lajmëruar se varrimi do të bëhet në Dragodan në Prishtinë.

https://www.facebook.com/vflulm1905fussball/photos/a.770940089588649/3980248068657819/