Skip to content
Aktualitet

Ndërron jetë ish-deputeti i PD-së, dikur ndër më të votuarit

· 2 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije dega e PD-së në Shkodër, duke e cilësuar Osjan si një ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Osja përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën ’92-96 dhe ishte një ndër deputetët më të votuar në rang kombëtar.

PD e Shkodrës shkruan se në këtë ditë është pranë familjes, dashamirësve dhe të njohurve të Osjas.

Postimi nga PD Shkodër:

Partia Demokratike dega Shkodër, përcjell me trishtim lajmin e ndarjes nga Jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja.

Ish deputerti Osja, vijoi traditën e familjes së tij fisnike duke kontribuar gjerësisht për Kombin. Ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Me fjalën bindëse të tij dhe me mençurinë e qetësinë karakteristike u ba personi rreth të cilit u mblodhën me mijëra vetë duke qenë kështu një ndër demokratët më të dashtun e më të respektuar.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e vitetve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Fjalimet e tij do të mbahen mend për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat pasurore. Ishte deputeti që dëgjoi çdo individ dhe iu gjend pranë çdo kujt, e që me durim e me thjeshtësi u përpoq për realizimin e të drejtave të gjithsecilit.

Kontributet e tij kanë vijuar pandërprerje sikurse do të vijojnë si udhëzime përherë përmes kujtesës dhe botimeve të shumta që na la si trashëgimi e dijes së tij të gjerë dhe hulumtimeve në terren.

Partia Demokratike, pati fatin të ketë si përfaqësues të saj njeriun e ditur, të urtë e diplomat e Ne do ta Vlerësojmë përherë profesor Ahmetin për gjithçka që na ofroi.

Në këtë ditë jemi pranë familjes, dashamirësve dhe të njohurive të tij.