Bruno Pizzul, telekronisti i njohur italian, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.
Ai ishte i njohur si “zëri i kombëtares së kaltër” dhe është konsideruar si “babai” i komentimit modern të futbollit, duke i dhënë këtij zanati një dimension artistik.
I lindur në Udine, Pizzul u bë i famshëm për komentimin e finaleve të Botërorit të vitit 1969 për RAI, dhe pas kësaj zëri i tij shoqëroi ndeshjet e kombëtares italiane për katër botërorë të tjerë, duke përfshirë turneun e vitit 1982, i njohur për “netët magjike”.
Ai ishte gjithashtu prezente në pesë Kampionate Europianë dhe në qindra ndeshje të Serie A.
Komentimi i tij i fundit i një ndeshjeje të kombëtares italiane ndodhi në vitin 2002, pas së cilës ai u përkushtua shkrimeve dhe shfaqjeve të pakta televizive si analist sportiv.