Ka ndërruar jetë Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Ajo u shua sot, në shtëpinë e saj në kryeqytet, ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Kryeministri Rama shkruan për humbjen e nënës këto fjalë: “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam.”