Ndërpriten kontratat e 17 subjekteve për ndërtimin e HEC-eve nga Ministria e Energjisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një deklaratë për mediat zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati njofton se është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve.

Bonati nënvizoi se kjo shifër mund të rritet.

Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kontratës nga ana e subjekteve, për këtë arsye ka nisur procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

Ndërprerja e njëanshme e kontratës është për shkak se subjektet nuk kanë respektuar kushtet ligjore dhe afatet procedurale, përfundime këto të mbërritura nga monitorimi i bërë në terren nga ana e ministrisë.

Më herët, në fillim të muajit mars, ministria njoftoi se pas skanimit të 54 dosje të kontratave që janë dhënë për hidrocentrale, 8 prej të cilave rezultuan me probleme.

“Procesi i skanimit të situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve që kanë përfituar kontrata për ndërtimin e HEC-eve ka vijuar me ritme të shpejta, sipas planit të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”, janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë:

  • Mosrespektimi i afateve proceduriale;
    • Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.

Nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, tashmë ka përfunduar procesi monitorimi dhe verifikimit i situatës në terren dhe puna është fokusuar në praktikën dokumentare dhe në koordinimin e qëndrimeve me institucionet e tjera, si:
-​Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;
-​Agjencinë e Manaxhimit të Burimeve Ujore; për të dalë në konkluzionet finale mbi procedurat dhe hapat që do të ndiqen.

 Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.

Sikurse është thekuar edhe më parë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po procedohet me kujdes, për të minimizuar risqet e mundshme dhe implikimet financiare për Buxhetin e Shtetit. Problematikat e konstatuara në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, po analizohen në funksion të riinxhinierimit të gjithë procedurës për lidhjen e kontratave koncesionare, sikurse dhe për procesin e monitorimit dhe kontrollit të kësaj të fundit,” – thuhet në njoftimin për shtyp.

Në lidhje me këtë fakt priten dhe reagime nga subjektet që kanë marrë përsipër ndërtimin e HEC-eve.

Shpërndaje
Share.

Komento