Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndarja e parakohshme nga jeta e dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja/ Ish-ministrja prek me mesazhin

16:05 21/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ka ndërruar jetë si pasojë e një hemoragjie celebrale dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.  Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 53-vjeçare, duke lënë pas dy fëmijë. Për ngjarjen e trishtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shkruan se Sula ishte mjaft i ri dhe energjik për t’u ndarë nga jeta kaq herët.

Mesazhi i ish-ministres:

“Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan ministrja Kumbaro.

Po ashtu vdekjen e dekanit ka reaguar edhe Universiteti i Tiranës, që nëpërmjet rektorit Artan Hoxha shpreh ngushëllimet për familjarët e të afërmit.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të kolegut, mikut tonë të dashur, babait të dy fëmijëve, Prof.Dr. Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Prof.Dr. Artur Sula ka qenë pedagog i Departamentit të Gjuhës Italiane që prej vitit 1991. Ai ka kryer me devotshmëri funksione të ndryshme, si : Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Italiane, anëtar i Këshillit të Profesorëve, anëtar i Senatit Akademik, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe së fundi, anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës.

Prof.Dr. Artur Sula është dalluar gjithmonë për kontributin e lartë dhe energjinë e tij pozitive e të pashtershme për zhvillimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si edhe në vendimmarrjet e rëndësishme për Universitetin e Tiranës.

Prof.Dr. Artur Sula do t`i mungojë familjes, kolegëve, studentëve e miqëve të tij!

Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, i përcjellim ngushëllimet më të thella

familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Rektori Prof.Dr. Artan Hoxha

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: artur suladekaniish ministrjamesazhi prekesndahet nga jeta

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Bashkëshortja e Bashës del për pazare me vajzën, kanë edhe një dhuratë për kryedemokratin

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English