Skip to content
Kryesore

Ndalohen në Dubai, “të fortët” e Niklës, vëllezërit Valter dhe Durim Bami

· 2 min lexim

Valter dhe Durim Bami janë ndaluar në Dubai. Vëllezërit janë ndaluar dhe më pas, janë shoqëruar në Polici për shkak të urdhër-arrestit që ka “prerë” për ta Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Megjithatë duke marrë parasysh faktin që Dubai nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, asnjë prej të dyve nuk do të deportohet në Shqipëri, por vetëm do të merren në pyetje nga Policia e Dubait për të sqaruar pozitën e tyre. Më pas, ashtu siç ka ndodhur me të gjithë personazhet e botës së krimit që jetojnë atje, do të lihen të lirë.

Kush është Durim Bami? 

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Bamit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se  ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.  Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël  pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.