Skip to content
Të Gjitha

Nazarko dhe Noka përplasen ashpër: Mund t’i futesh Ramës në zyrë dhe t’i bësh m**** si në 98’-ën

· 2 min lexim

Përplasjet në emisione tashmë janë kthyer në përditshmëri, por kjo e sotmja ka qenë relativisht shumë e ashpër. Nga studio e “Dritare me Rudinën”, ish-deputeti, Flamur Noka është përballur me analistin Shpëtim Nazarko, e cila duhet thënë se ka qenë përplasje e fortë.

Në momentin që Noka ka thënë se Rama ka dy rrugë për të zgjedhur, të largohet vet ose të largohet nga populli nga protestat, analisti Nazarko ka replikuar ashpër duke i thënë se mund t’i hysh me tank dhe t’i bësh m****, kryeministrit në tavolinë si në 98’.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Edi Rama ka dy rrugë, ose do të largohet me vullnetin e tij ose do të largohet nga populli.

Shpëtim Nazarko: Sepse ti mund t’i hysh me tank dhe mund t’i bësh m**** kryeministrit në tavolinë si në ‘98.

Flamur Noka: Do t’ia bëjmë! Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Ai do të rrethohet në shtëpi dhe do të paralizohet. Nuk do të ketë asnjë mundësi që të dalë nga bunkeri.

Ylli Shehu: E kam marr vesh se LSI më ka përjashtuar. Unë do të jem në opozitë. Unë me njerëzit e mi nuk mund të bëjë politikë, por do të jem i drejtpërdrejtë.