Napoli ka arritur një marrëveshje me trajnerin Antonio Conte për një kontratë tre-vjeçare. Ky lajm është konfirmuar nga Ciro Venerato, një ekspert i transferimeve në “RAI Sport”. Conte, i cili u largua nga Tottenham Hotspur në gjysmën e sezonit të kaluar dhe ka qenë i lirë që atëherë, është pajtuar me kushtet e propozuara nga Napoli. Megjithëse detajet specifike nuk janë bërë publike, raportohet nga “CalcioNapoli” se marrëveshja pritet të jetë rreth 6.5 milionë euro. Trajneri italian tani pritet të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me klubin.
Situata në Zvërnec futet në SPAK, Rama përgjigjet me justifikime të turpshme për projektin
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet kryesisht për situatën e krijuar në Zvërnec, ndërsa në fokus të verifikimeve janë procedurat...








