Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Jam i prekur nga komunikimi me të

12:32 25/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë ditën e sotme lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Najada Çomo ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetes për t’iu përkushtuar luftës ndaj COVID-19, në spitalin Infektiv.

“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive”, tha Rama.

Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se është mbyllur në mënyrë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë, ku tërmeti dhe pandemia sipas tij diktuan një forcë të pashembullt. Ai ka thënë se pandemia dhe rindërtimi nuk kanë mbaruar ende, por ne kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Ndër të tjera Rama iu ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre personave që janë skeptik në lidhje me vaksinën kineze, duke thënë se në grupin e të shtruarve në spital ndahen sipas tij gjysëm  për gjysëm të vaksinurit me Pfizer dhe Sinovac.

Pjesë nga fjala përmbyllëse e kryeministrit në mandatin e dytë qeverisës:
Duke ju falënderuar, dëshiroj t’iu drejtoj disa fjalë në sytë e opinionit publik. Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë, ku tërmeti e pandemia diktuan një forcë të pashembullt. Ja dolëm me përkushtim, profesionalizëm e durim të madh pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme. Ende nuk ka mbaruar pandemia dhe nuk ka përfunduar rindërtimi, por ne kemi marrë një avantazh të kosniderueshëm. Përtej cdo konsiderate, kjo do të jetë një nga gjurmët e pashlyeshme të kësaj qeverie në historinë e këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinave ka bërë që goditja e valës së tretë të jetë e moderuar. Fatkeqësisht kemi ende fatalitete, disa jetë janë në rrezik serioz në Infektiv, por ato janë dhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje nga respiratorët nuk është i vaksinuar. Ndërkohë që disa të vaksinuar, ndër rreth 80 personat e shtruar në spital, nuk kanë shfaqin shenja të rënda intubimi.

Për skeptikët e vaksinës Sinovac, që kërkojnë Pfizer, vlen e dhëna se në grupin e të shtruarve në spital ndahen thuajse gjys për gjys të vaksinuar me Pfizer dhe Sinovac. Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen.
Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi, por është e qartë se ajo përqindje e vogël e të vaksinuarve që preken nga virusi, e kalojnë pa kërcënim fatal të jetës. Teoritë e konspiracionit dhe frika nga vaksina e lënë njeriun të paarmatosur përballë këtij virusi, që sic duket, do ta kemi nëpër këmbë edhe këtë dimër. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që e kanë kaluar Covid-in, sepse të gjitha studimet thonë se ka nuk ka imunitet afatgjatë ndaj këtij virusi vrastar.
Pa skuadrat e një armate të tërë bluzash të bardha, që u përkushtuan me gatishmëri të lartë dhe sakrifcica të mëdha në mbrojtjen e popullit, pa ekspertët, pa angazhimin e strukturave të tjera shtetërore dhe mbështetjen masive të qytetarëve, Shqipëria nuk do ja kishte dalë të ishte sot ndër vendet e suksesshme në këtë përballje.

Etiketa: deputetidorezonnajda comorama

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të zonës historike të Vlorës, duke shkaktuar panik mes...

18:02 06/06/2025
Para
U largua nga Liverpool, Shaqiri tregon arsyen: Më bindi projekti i Lyon

U largua nga Liverpool, Shaqiri tregon arsyen: Më bindi projekti i Lyon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.