Kur dukej se protesta për vrasjen e Klodian Rashës po mbyllej, të rinjtë u grumbulluan në dy anët e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Por këtu policia ka kundërshtuar me forcë duke përdorur gazlotsjellës dhe ujë të bardhë.
Hedhja e gazit lotsjellës ka bërë që vendi përreth të marrë ngjyrën e bardhë. Të rinjtë për pasojë janë larguar e kanë qëndruar më në periferi të Drejtorisë së Policisë. Edhe qytetarët që kalojnë pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku ndodhet Drejtoria e Policisë Tiranë, kanë vështirësi në frymëmarrje.
/GazetaReforma.com/