Skip to content
Të Gjitha

Mutacioni i Covid-19, Drejtori i Zhvillimit të Vaksinave: Është përhapur në gjithë Europën, edhe në Shqipëri!

· 1 min lexim

Drejtori i Zhvillimit të vaksinave në kompaninë COVAX, Arban Domi, ka deklaruar se është i sigurtë që mutacioni i Covid-19 i cili është  identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur edhe në Shqipëri.

I pyetur në një emision televiziv në lidhje skype, Domi shtoi se ende nuk dihet nëse vaksina e Phizer dhe Moderna parandalon përhapjen e virusit të shkaktuar nga një  mutacion.

“Nuk dihet nëse e mbron nga mutacionet. Jam i sigurt që Phizer dhe Moderna po testojnë vaksinën e tyre në lidhje me këtë virus, sepse ato kanë mostrat, e venë në kontakt me virusin e ri për të parë si reagon.

Kam ngelur i befasuar nga ky alarm në Europë që nga ana virologjike dhe e kërkimit është i pavlerë.

Ky mutacion është që në shtator, në fillim të dhjetorit 20 për qind e rasteve të infektuarve në Angli ishin me këtë mutacion të infektuar, tani është 60 për qind.

Jam i sigurt që ky mutacion është përhapur në të gjithë Europën edhe në Shqipëri. Gjëja pozitive është që ka rritur infektivitetin, por nuk ka ndryshuar lidhur me vdekshmërinë dhe rëndësinë e sëmundjes”, ka deklaruar Arban Domi./Gazetareforma.com/