Mutacioni britanik mbërrin në Shqipëri, mjeku jep paralajmërimin e fortë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka hedhur dyshime se mutacioni i ri i Covid 19 ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Në një intervistë të dhënë për televizionin Euronews Albania, mjeku tregoi për një sjellje të re të virusit të shfaqur shfaqur tek pacientët kohët e fundit.
Sipas tij, sjellja e re konsiston tek disa tregues të veçantë siç është kohëzgjatja e shkurtër dhe shfaqja shumë intesive.
“Pastaj kemi atë të panjohurën, që ju përmendët pak më parë, sa mund të jetë depërtimi i formave të reja. Patjetër që edhe varianti britanik është edhe në Shqipëri, ka ndonjë dyshim? Është në Greqi, Maqedoninë e Veriut, në Kosovë. Nuk është në Shqipëri?!”, u shpreh mjeku.
Duke iu bazuar shifrave të fundit në vend, duket se nuk jemi në kulmin infektimeve. Sipas të dhënave të fundit data 1 dhjetor ka shënuar shifra rekord infektimesh. Alimehmeti e ka justifikuar këtë fakt dhe me sjelljen dhe përgjegjësinë e qytetarëve gjatë periudhës së festave.
“Ky nuk është kulmi, kulmi ka qenë rreth datës 1 dhjetor sepse duhet të shohim jo shifrat absolute, jo ato numrat 800 apo 900, duhet të shohim përqindjen e testeve që dalin pozitive”, u shpreh mjeku.
Në një kohë kur qeveritë në gjithë botën po mundohen t’i japin zgjidhje Covid 19, duket se virusi po pëson shndërrime të njëpasnjëshme. Sipas zbulimeve të fundit të shkencëtarëve, deri më tani janë numëruar rreth 20 lloje të reja të virusit. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento