Skip to content
Kryesore

Mungesa e tregut për prodhimet bujqësore, fermerët protestë në Maliq

· 1 min lexim

Fermerët po protestojnë në Maliq, për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore. Ata janë grumbulluar së bashku me mjetet e tyre në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.

Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë grumbulluar pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut. Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.

Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok. Mes tyre dhe policisë ka pasur tensione.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)