Motra e Niko Goros, jashtë rrezikut, u hodh të mbronte vëllain

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur ndodhi atentati, Niko Goro ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, Qftiqi Qesku, 57 vjeçe.

Ajo ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur.

Burimet thonë se plumbi në këmbë i ka shkaktuar thyerje kocke, por ajo ndodhet jashtë rrezikut.

Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar Niko Goro është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur, autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu.

Vendi ku u qëllua ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro është rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille. Ndërkohë, Prokuroria është duke hetuar në dy pista, për një borxhtë vjetër që viktima i ka pasur autorit dhe për cështje pronësie.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento