Skip to content
Kronikë

Motorri përplas këmbësorin në Elbasan, 62-vjeçari përfundon në spital

· 1 min lexim

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dragot të Elbasanit.

Një këmbësor 62-vjeçar është përplasur teksa po ecte nga një motor. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka përfunduar në spitalin e Beratit.

Drejtuesi i mjetit që e drejtonte pa patentë, është ndaluar nga policia dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.