Skip to content
Aktualitet

Moti në fundjavë/ Parashikimi se si do të vijojnë temperaturat për ditën e diel

· 1 min lexim

Edhe sot do të kemi një ditë të nxehtë, tipike për një shtator që nuk i është shkëputur ende verës.

Edhe pse në muajin Shtator vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Në këtë mënyrë, si për ditën e Shtunë, ashtu dhe të Dielën, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës, deri ato të pasdites në relievet kodrinoro-malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore).

Ndërsa temperaturat do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit.

Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievet malore, deri në 22°C në ato të ulëta.

Vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore, deri në 38°C në ato të ulëta.

/GazetaReforma.com/