Skip to content
Kryesore

Moti merr kthesë, përmbyten disa akse në Lezhë

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave ka përmbytur disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.