Skip to content
Të Gjitha

Moti i keq pezullon lundrimet drejt Barit, ja çfarë paralajmëron Autoriteti Portual i Durrësit

· 2 min lexim

Dy ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti keq.

Temperaturat kanë rënë, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut dhe era e fortë.

Si pasojë, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Barit.

Tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.

Në ditët në vijim është paralajmëruar moti i keq dhe i ftoht polar.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:
Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Portit të Barit.
Si pasojë e mbylljes së përkohëshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.
Konkretisht:
Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;
Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari, parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anulluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit.
Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.
Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.
Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit.
#MaritimeAlbania🇦🇱
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë