Skip to content
Kryesore

Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

· 1 min lexim

Për shkak të përkeqësimit të motit, Porti i Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese duke nisur nga kjo e premte, 20 dhjetor 2024.

Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar do të vijojë normalisht.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë datave 20-22 dhjetor, kushtet hidrometeorologjike do të përkeqësohen, me erëra të forta deri në 20 m/s dhe dallgë që pritet të arrijnë deri në 2 metra lartësi.

Drejtimet kryesore të erës do të jenë JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM, me forcë deri në 6-7 ballë.

Porti ka kërkuar bashkëpunimin e subjekteve detare për të siguruar mjetet në port dhe për të rritur gatishmërinë e ekuipazhit në mjetet lundruese, duke shmangur çdo situatë të papritur.

Njoftimi:

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE – NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DHE BRENDA GJIRIT TË VLORËS, DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATË 20.12.2024.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.12.2024”.