Skip to content
Të Gjitha

Moti i keq në Vlorë\ Dallgët deri në 8 ballë, marrin përpara anijet

· 1 min lexim

Koha e keqe ka shkaktuar një sërë problemesh për qytetin e Vlorës.

Një ndër problematikat më të mëdha ka qenë trafiku detar.

Disa anije peshkimi janë dëmtuar, pasi janë marrë përpara nga dallgët.

Sherif Durmishaj, kreu i strehimit të bazës së mjeteve lundruese, shprehet se situata është përkeqësuar kryesisht gjatë natës.

Madje, dallgët kanë shkuar në 8 ballë, gjë e cila nuk pritej.

Kjo ka bërë që anijet, ndonëse ishin në strehim, të rrëmeheshin nga deti.

Megjithatë, moti pritet të përmirësohet në ditët në vijim.