Skip to content
Kronikë

“Mosmarrëveshje për 80 mijë paund”, mediat britanike i kushtojnë artikuj vrasjes së Ardian Nikulajt

· 2 min lexim

3 shtetasit britanik  të akuzuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj kanë dalë ditën e djeshme para gjykatës, ku u vendos masa e arrestit me burg.

Edmond Haxhia, i cili ka dhe pasaportë shqiptare, që konsiderohet edhe si porositësi i vrasjes 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin të Shqipërisë.

Ndërkohë kanë dalë detaje të reja ku mësohet se policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje me vlerë mbi 80,000 paund mes dy familjeve. Pamjet e publikuara që janë filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja tregojnë se një person i armatosur i maskuar qëllon me pistoletë ndaj zotit Nikulaj më 19 prill.

Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e djeshëm.

Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

Hunt dhe Mathin janë nga Bristol. Për Haxhinë nuk u dha asnjë adresë. Gruaja britanike Harriet Bridgeman, 28 vjeç, thuhet se është arrestuar në lidhje me vrasjen. Shqipëria ka dërguar letërnjoftimet për ekstradimin e personave drejt Shqipërisë.