Mosdekretimi i Gjinushit nga Meta, reagon ASH: Akti i Presidentit në kundërshtim me ligjin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme vendosi të mosdekretojë emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Meta u shpreh se refuzimi i tij lidhet me faktin se gjatë zgjedhjeve për Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi figuronte ende kryetar i Partisë Social Demokrate.

Ditën e sotme, Këshilli Ekzekutiv thotë se ka konstatuar pavlefshmëri absolute të këtij dekreti.

Sipas tij, ky dekret bie në kundërshtim me ligjin, mungesën e çdo mjeti ligjor në ligjin e ASH për të vepruar pas një refuzimi emërimi; ngërçin juridik të krijuar.

Kjo për faktin se  është një kryetar i zgjedhur nga Asambleja e ASH me një vendim të formës së prerë, pra të pacenueshëm e ndërkohë të paemëruar; faktin se pengesa e vetme për emërimin e kryetarit të zgjidhur, sipas arsyetimit të dekretit është mosbërja efektive e dorëheqjes para kandidimit, çka nuk është e vërtetë.

Më tej në njoftim thuhet se është vendosur që të mblidhet Asambleja e Akademisë së Shkencave për të shqyrtuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t’i kërkuar Presidentit rikonsiderimin e emërimit të kryetarit të zgjidhur.

Kreu i Shtetit ka refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit duke argumentuar se procesi zgjedhor paraqet problematikë të theksuar ligjore.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Gjinushi ka mbajtur detyrën e anëtarit të rregullt të Akademisë gjatë kohës që ka qenë kryetar i PSD, veprim që bien ndesh me ligjin.

Sipas verifikimeve të kryera nga institucioni i Presidencës, Gjinushi rezulton të ketë mbajtur postin e Kryetarit të Partisë edhe gjatë zgjedhjeve.

Në dokumentin, tashmë të bërë public, citohet se depozitimi i kërkesës për dorëheqje nga funksionet në PSD është bërë në datën 3 qershor, 10 ditë pas zgjedhjeve.

Shpërndaje
Share.

Komento