Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Mos e harroni Martinin”/ Kur drejtësia fle dhe mediat zgjojnë ndërgjegjen

14:39 13/06/2025
Reading Time: 5 min lexim

Një video tronditëse, publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, riktheu në vëmendje ngjarjen e rëndë të ndodhur tetë muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë: vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani. Pamjet, të rënda por domethënëse, shfaqin momentin kur ndodhi sulmi, përballë dhjetëra personave. Por përtej asaj që u pa në video, më i fortë ishte zëri që ajo ringjalli. Zëri i një ngjarjeje të zhdukur nga titujt. Një kujtim që po përpiqeshin ta fshinin. Një drejtësi që po zvarritej qëllimisht drejt harresës.

Në një deklaratë publike, Harlicaj tha se e publikoi videon për të mos lejuar që kjo vrasje të mbetej në errësirë. “Zgjodha ta publikoj atë video që të mos lihej në harresë kjo ngjarje dhe që të bëhet drejtësi”, u shpreh ai në “Top Story”, duke theksuar se vendimi ishte i vetëdijshëm, profesional dhe etik. Por reagimi institucional ishte i menjëhershëm: Prokuroria e Tiranës nisi hetim për rrjedhjen e pamjeve, duke mos hetuar se kush duhej t’i ruante ato, por kush guxoi t’i nxirrte.

Gazetarja Anila Hoxha e quajti këtë një precedent të rrezikshëm, duke theksuar se kjo sjell frikësim të gazetarëve dhe është një praktikë e pazakontë për një vend që pretendon të jetë demokratik. “Prokuroria shqiptare thotë që do hetojë se kush e nxorri sekretin dhe nuk do hetojë atë që kishte për detyrë ta ruante”, tha Hoxha.

Në të njëjtin emision, Grida Duma theksoi rolin e medias si pushteti i vetëm që nuk e la këtë ngjarje të fshihej. “Media ka qenë pushteti që ka siguruar një lloj valvule sigurie për familjen e Martinit që kjo ngjarje nuk mund të lihej në harresë,” u shpreh Duma.

Por ndërsa një pjesë e gazetarëve kanë vendosur të mos heshtin, një pjesë tjetër e mediave të shitura janë kthyer në bashkëpunëtore të harresës. Një pjesëmarrje e heshtur dhe e qëllimshme në një proces që ka për qëllim të kalojë koha, të pluhuroset dosja dhe në fund të lehtësohet falja. Mediat që nuk raportojnë, që shmangin emrin e viktimës, që nuk ndjekin gjyqin, që nuk i përmendin institucionet që kanë heshtur, janë bashkëfajtore morale të krimit.

Sepse vrasja e Martin Canit nuk është më një çështje hetimore. Është një provë kombëtare e funksionimit të shtetit. Dhe kjo provë ka dështuar, hallkë pas hallke:

Prokuroria e Tiranës, në vend që të hetojë thelbin e ngjarjes, përqendrohet në atë që guxon të flasë. Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë koment publik për zvarritjen e çështjes dhe për atë që duket si përgatitje për të amnistuar një autor të mitur, njësoj si në rastin e tre të miturve që vranë Aureljo Dervishin në mars 2024 dhe u liruan një vit më vonë për shkak të afateve procedurale. Edhe në Gramsh, fëmijët që vranë Fatjon Bicin u liruan me të njëjtën strategji: të kalojë koha dhe të shpëtojnë pa ndëshkim.

Kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë. Asnjë komunikatë, asnjë koment, asnjë angazhim. Ministria e Arsimit ka qëndruar në heshtje të plotë, duke refuzuar të analizojë një ngjarje që ndodhi brenda një shkolle publike. Drejtoresha e shkollës “Fan Noli”, Merita Nanaj, nuk ka komunikuar me familjen e viktimës, nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike dhe nuk ka bërë asnjë reflektim institucional, veç një statusi të thatë në Facebook.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, nën drejtimin e Bledar Xhemalit, një figurë me të kaluar të njollosur për falsifikim aktesh, nuk ka dhënë asnjë ekspertizë të plotë për plagët e Luisit, adoleshentit të dytë të plagosur. Asnjë raport. Asnjë përpjekje për transparencë.

Një pjesë e mediave, në vend që të hetojnë, në vend që të pyesin, në vend që të denoncojnë këtë bashkëmoshatar të vdekur të lexuesve të tyre më të rinj, heshtin. Sepse nëse kjo ngjarje harrohet, ajo nuk i bezdis më institucionet. Dhe nëse nuk i bezdis institucionet, ato i mbajnë afër. Me reklama publike. Me ftesa në konferenca. Me pagesa për promovime. Me heshtje për favore. Kjo është pjesë e strukturës së mbulimit të krimeve.

Në mënyrë të heshtur, por të qëllimshme, po ndërtohet një skemë: zvarritje, amnisti, harresë. Dhe një pjesë e mediave janë komponenti më i rëndësishëm i kësaj skeme. Sepse janë ato që formësojnë kujtesën kolektive. Dhe nëse ato vendosin të mos kujtojnë, atëherë Martini nuk ekziston më në vetëdijen e publikut.

Por për sa kohë ekziston një zë që nuk hesht, për sa kohë ekziston një gazetar që zgjedh të publikojë, një qytetar që ndan, një nënë që nuk dorëzohet, një baba që e thotë troç në sallën e gjyqit: “Ju flini gjumë me dosjen, ndërsa ne na zien zemra çdo ditë”, atëherë kjo ngjarje nuk do të shuhet.

Drejtësia për një fëmijë të vrarë nuk është luks. Është minimumi njerëzor që një shoqëri duhet t’i ofrojë vetes. Dhe pa drejtësi për Martinin, çdo redaksi që hesht, çdo titull që mungon, çdo redaktor që vendos të mos e përmendë emrin, është palë. Dhe bashkë me palët institucionale, po ndërton një precedent më të rëndë se çdo vendim penal: se fëmijët mund të vriten dhe, nëse heshtim mjaftueshëm, mund të harrohen.

Nëse pranojmë që Martin Cani të harrohet në heshtje, nëse lejojmë që autorët të lirohen me “teknikalitete”, nëse vazhdojmë të heshtim ndërsa sistemi i amniston në hije, atëherë jemi bashkëfajtorë në krimet e ardhshme.

Sepse pa drejtësi për Martinin, do të ketë edhe shumë Martinë të tjerë. Dhe këtë herë, nuk do jetë vetëm drejtësia që i vrau. Do jemi edhe ne. Mediat që heshtën dhe shoqëria që nuk i kërkoi llogari.

Por edhe nëse, për një moment, do të besonim se ky rast nuk do të përsëritej, se vrasjet nuk do të rikthehen, se drejtësia do të “kujtohet” në minutën e fundit, sërish do të mbeteshim përballë një realiteti që nuk ka më asnjë justifikim moral.

Sepse fakti që kemi arritur të bëjmë korrupsion edhe mbi trupin e një fëmije të vrarë, që kemi ndërtuar vonesën, harresën dhe pazaret institucionale edhe mbi një kufomë 14-vjeçare, është dëshmia më e qartë se ky është shkatërrimi i plotë i moralit tonë kolektiv.

Në këtë shkatërrim, i gjithë aparati shtetëror, nga drejtësia te shkolla, nga ministritë te mediat e shitura, po përfiton. Po bashkëpunon. Po e përdor edhe vdekjen si lehtësim për sistemin, si mënyrë për të mbyllur dosjet, si formë për të ndarë përgjegjësinë në mënyrë të padukshme. Dhe kjo është, në thelb, më e rëndë se çdo recidivë: është zhbërja jonë si shoqëri.

Etiketa: martin canireformaeditorialvideo e vrasjes

Të lidhura

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë
Aktualitet

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier–Lushnje, pranë një zone të njohur...

08:22 14/06/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 14 Qershor 2025

Dashi Ju do të shijoni plotësisht kohën e lirë. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta do të sjellin përfitime...

08:13 14/06/2025
Para
Nga ferr në set filmi: Spaçi zbardhet që torturat e diktaturës të harrohen përgjithmonë

Nga ferr në set filmi: Spaçi zbardhet që torturat e diktaturës të harrohen përgjithmonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë

08:22 14/06/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 14 Qershor 2025

08:13 14/06/2025
Izraeli nis valë të re sulmesh

Izraeli nis valë të re sulmesh

18:58 13/06/2025
Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

18:28 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.