Skip to content
Të Gjitha

Mori flakë në mes të Tiranës, ndërron jetë një person

· 1 min lexim

Ka ndërruar jetë personi i cili mori flakë në rrethana ende të paqarta pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë këtë mbrëmje.

Policia, zyrtarisht thotë se ai ka marrë flakë nga pakujdesia.

Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.