Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga GJKKO.
Ajo u filmua në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me dy gishta lart, simbol i Partisë Demokratike.
Pas firmosjes, Kryemadhi deklaroi për mediat se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.
Ajo tha se ka kërkuar të njihet me fashikujt e çështjes, por ende nuk ka marrë përgjigje, duke theksuar se komunikimi me organet e drejtësisë është vetëm zyrtar dhe shkresor.
“Kam edhe një tjetër, rekursin për sekuestrim e shtëpisë. Do fillojmë të marrim zanatin e avokatit, me qetësi dhe durim. Lidhur me çështjet hetimore, do të ndjekim të gjithë procedurën. Kam bërë kërkesën për tu njohur me fashikujt, nuk më është kthyer përgjigje, i gjithë komunikimi është zyrtar dhe shkresor. Përsa u përket procedurave të tjerë, do ti ndjekim hap pas hapi”, tha deputetja.