Monika Kryemadhi firmos peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, bashkë me të dhe ish-deputetë të LSI-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në protestën e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka firmosur peticionin, i cili kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte, në të njëjtin vend.

Në pamjet e publikuara shihet Kryemadhi teksa vë firmën e saj mbi peticion. Ajo që bie në sy është bluza që ka veshur Kryemadhi. Në të është i stambuar Teatri Kombëtar.

Peticioni i nisur nga artistët është firmosur edhe nga Petrit Vasili, e ish-deputetë të tjerë të LSI-së.

Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend.

Në deklaratat e tyre ata kanë premtuar se me ardhjen në pushtet do e rindërtojnë teatrin siç ishte.

Po ashtu protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar po zhvillohen në Durrës dhe Shkodër.

Shpërndaje
Share.

Komento