Skip to content
Kryesore

Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë

· 1 min lexim

Shtatë persona, mes tyre edhe Xhevdet Plaku dhe Flobens Meçja, janë paraqitur sot për masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit, nën masa të rrepta sigurie. Ata u arrestuan dy ditë më parë në një restorant në zonën e Gjirit të Lalzit.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur Flobens Meçja, i njohur edhe me nofkat “Gega” dhe “Drini”, mbërrin në ambientet e gjykatës. Meçja, 43 vjeç nga Shkodra, ishte në kërkim nga SPAK prej më shumë se një viti dhe lidhet me hetimin e njohur si dosja “Plumbi i Artë”.

Ai përballet me akuzat për “Organizatë kriminale” dhe “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.