Skip to content
Rajoni

Momente tmerri në Turqi, ja si u përjetuan lëkundjet e tërmetit rreth 7 Rihter (VIDEO)

· 2 min lexim

Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e sotme Greqinë dhe Turqinë. Sizmiologët parashikuan një lëkundje rreth  7 Rihter.

Tërmeti i fuqishëm, provokoi edhe një cunam në brigjet e Egjeut dhe Marmarasë, ku qyteti i Seferihisarit në Turqi dhe disa ishuj grekë, u “pushtuan” nga uji i detit.

Po ashtu një prej qyteteve që patën goditje të mëdha ishte qyteti i Izmirit, në të cilin jetojnë edhe shumë shqiptarë.

Për këtë tragjedi ka reaguar edhe presidenti Erdogan, i cili tha se forcat e emergjencës dhe kërkim-shpëtimit janë të gjithë në terren.

Po ashtu edhe ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka treguar se në qytetin e Izmirit ka dëme të mëdha, ku dyshohet edhe për mjaft viktima. Duke qenë se është një qytet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë, vëmendja dhe lutjet e të gjithëve shkojnë për të gjithë banorët atje.

Ndërkohë edhe video e një të riu turk i cili po luante videogame në momentin kur ra tërmeti, ka bërë xhiron e rrjetit.

I riu ishte duke luajtur një video game teksa ka ndjerë se toka po lëkundej. Në ato momente ai i ka bërtitur  të motrës ‘’Tërmet, tërmet’’ teksa largohet.

Ndërsa ai ikën duket nga video se e gjithë dhoma lëkundet për shumë sekonda./GazetaReforma.com/