Skip to content
Të Gjitha

Moderatorja shqiptare bën aksident me makinë, por reagimi i saj na habiti të gjithëve!

· 1 min lexim

Dita e sotme ka qenë shumë e frikshme për moderatoren Fjoralba Ponari. Përmes një postimi në Insta Story, ajo tregoi se pësoi një aksident me makinë.

Ndërsa në foto duket që makina e saj është përplasur me shtyllën, fatmirësisht nga ky incident ajo nuk pësoi asnjë lëndim.

Ajo që na habiti më shumë ishte reagimi i saj! Pavarësisht dëmeve materiale, Fjoralba e mori shumë lehtë të gjithë situatën dhe vendosi që të heqë nga kujtesa momentin e pakëndshëm duke dalë në lokalet e Tiranës.

Pas moderimit të emisionit sportiv, kujtojmë se shumë shpejt Ponarin do ta shohim në ekranin e “Top Channel” në programin “E Diell”.