Skip to content
Aktualitet

Mjeti humbi kontrollin/ Aksident tragjik në Itali, plagoset shqiptari, humb jetën 10-vjeçari

· 1 min lexim

Një lajm aspak i mirë vjen për një familje shqiptarësh në Itali, ku babë e bir janë bërë protagonist të një aksidenti automobilistik.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit, ka rezultuar tragjik fati i 10-vjeçarit shqiptar në Itali, i cili ka ndërruar jetë pas aksidentit.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir-in me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.

Ndërkohë, babai i tij, 40 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë për në spital në Fermo.

Shqiptari ishte duke drejtuar një “Fiat Panda”, ndërsa ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur fort me një mur dhe më pas u përmbys.

/GazetaReforma.com/