Mjeku Mezini: Maska në rrugë nuk të mbron, ja pse janë rritur infektimet këto ditë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria po shënon rritje të numrave me të infektuar nga koronavirusi ditët e fundit, ku janë shënuar më shumë se 250 raste në ditë.

Lidhur me këtë situatë, mjeku pneumolog Arjan Mezini, është shprehur në Abc News, se maska në rrugë nuk të mbron nga koronavirusi. Ai shton se këtë nuk e ka parë në asnjë studim.

Ndër të tjera mjeku ka habitur me deklaratën e tij, pasi ka thënë se të shkuarit në spital është si ruleta ruse, ku sipas kolegut të tij “varet se ku do biesh”. Kjo shprehje ka qenë një parantezë për tu kujtuar shqiptarëve disa nga rregullat për parandalimin e virusit. Gjithasht “ruleta ruse” e thënë nga goja e një mjeku, na jep një mesazh të qartë që askush nuk e di se çfarë ndodh në spitale.

“Unë si profesionit kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë.

Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe janë rritur numrat. Unë nuk e kuptoj ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe. Në karantinë duhet të ishim përgatitur për të testuar sa më shumë. Duhet të krijoni protokollet e sigurisë në punë. Ne këto nuk i bëmë.

Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë. Imagjino të bëhen 200 teste do të jetë ai numri optimal. Pres të rrjedhë kjo situatë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë kërcim të madh, janar-shkurt do jetë më vështirë.

Spitali nuk është zgjidhje. Zgjidhja është që shteti të bëjë detyrën e vet të testojë shumë. Nga ana tjetër njerëzit të bëjnë punën e vet, distancimi fizik, përdorimi i  maskës në ambiente të mbyllura.

Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur  që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë”, tha mjeku.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento