Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjaft me propagandë! Ligji i Arsimit të Lartë dhe Pakti për Universitetin nuk i ndihmojnë studentët

11:20 16/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur me superlative për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe për kryeministrin Rama gjatë prezantimit të planit të PS për arsimin. Kushi ka thënë se Partia Socialiste mbylli 22 universitete fantazmë, ndërsa sot ka një panoramë tjetër falë vizionit të kryeministrit. Ministrja tha se janë zbatuar standardet e hyrjes në universitete dhe se studentëve i janë ofruar mundësi e vlerësim në bazë të meritës

                                                                       Deklarata e Kushit

“Kam shumë besim që me procesin e vaksinimit do t’i kthehemi normalitetit që dëshirojmë. Dua të kujtoj kohën kur iu bashkova Partisë Socialiste, tetë vite më parë, kur pashë se si ishin përfshirë në sistem mësues të paaftë e inxhinierë gjithashtu. Sot kemi një panoramë tjetër, falë vizionit të kryeministrit. Ne mbyllëm 22 universitete fantazmë, shumë universitete private humbën licencën dhe të tjerë u pezulluan deri në mbushjen e kushteve të ligjshmërisë. Realizuam reformën e arsimit të lartë. Jo vetëm të universiteteve tona. Bëmë të mundur ndarjen e administrimit të Universiteteve nga jeta akademike, duke siguruar një llogaridhënie të dyfishtë, sipas funksioneve. Zbatuam një standart të hyrjes në Universitete, sipas meritës dhe rritjen e notës mesatare. Mbështetëm porgramin dhe u ofruam studentëve mundësinë e studimit në programe dy vjeçare. Do të vazhdojnë të jenë në prioritete tona, duke rritur edhe shanset e punësimit. Pakti për universitetin solli një epokë të re në arsmin e lartë shqiptar, për të përmbushur kërkesat e drejta të studentëve. Falë këtij pakti sot kemi 350 studentë me mesatare mbi 9 të puënsuar në administratë. Duhet t’i hapim rrugë punësimit me drejtësi.”

Kjo ishte linja që mbajti edhe Rama në fjalën e tij pak para ministres së arsimit. Sipas tyre, në këto vite është bërë i mundur vlerësimi i studentëve në bazë të meritës dhe i është dhënë fund shit-blerjes së diplomave. Kjo për Ramën dhe Kushin është meritë e Ligjit për Arsimin e Lartë, një gënjeshtër që vazhdon të thuhet këtu e 7 vite më parë, kur drafti i parë u paraqit në Kuvend.

Për këdo që ka një lidhje sado të largët me jetën universitare, qoftë student, prind studenti apo me një familjar që studion në univeristetet në vend e di mirë se fjalët e Ramës dhe Kushit sot janë një gënjeshtër.

Ndërkohë që mbylleshin universitetet private që jepnin diploma pa kriter, po gatuhej një ligj që kthente universitetet publike në diplomore private. Logjika e Ligjit të Arsimit të Lartë nuk është gjë tjetër veçse klienteliste. Në të parashikohet rritja e vitpasvitshme e tarifave, deri në arritjen e autonomisë së plotë financiare që do të thotë se buxheti i shtetit nuk mbulon asgjë në arsimin e lartë, por janë studentët ata që paguajnë shuma të majme, fort ngjashëm si në privat. Fatmirësisht rritje e tarifave ka mbetur në vend në vitin 2014 falë protestive dhe rezistencës së studentëve, por me një ligj që e parashikon diçka të tillë, është kurdo e mundur. Ajo që ka bërë Ligji i Arsimit të Lartë nuk ka qenë përzgjedhja në bazë të meritës, por pranimi në bazë të ‘xhepit’. Kush nuk ka mundësi të paguajë as nuk mund të futet në dyert e një fakulteti rrjedhimisht duke lënë vend për dikë më pak të aftë, por me xhepin plot. Prandaj dhjetra vajza të reja nuk kanë mundësi të zgjedhin mes shkollimit dhe puëns në fasoneri, martesës apo çdo pune tjetër pasi e kanë të qartë që arsimi është shumë i shtrenjtë për to. E po ashtu shumë djem detyrohen të emigrojnë për shkak se në vendin e tyre nuk ofrohet asnjë mundësi arsimimi, punësimi e perspektive.

Por Edi Rama dhe çdo ministre arsimi që ka qenë në detyrë nuk e kanë thënë asnjëherë këtë. As faktin që ky ligj i jep para nga buxheti i shtetit universiteteve private. As faktin se vendimmarrja e studentëve ne zgjedhjet universitare me këtë ligj është e papërfillshme.

Edhe lavdet për Paktin për Universitetin nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtër. Bursat e studentëve nuk kanë kaluar prej muajsh në llogaritë e tyre, ndërsa përgjysmimi i tarifave është i mundur vetëm nëse studentët nuk kanë provime të mbartura. Kush është një student që nuk ka një provim të mbartur?! Po ashtu karta e studentit nuk ofron asnjë shërbim të nevojshëm si ulje në kancelari, në markete apo librari. Uljet e vetme që ajo ofron janë në dyqane e ristorante luksoze në servise makinash e qendra masazhi.

Prandaj mjaft me gënjeshtra! As Ligji për Arsimin e Lartë e as Pakti për Universitetin nuk i ndihmojnë studentët, në të kundërt ato i fundosin më shumë.

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramaevis kushiligji per arsmin e lartepakti per univeristetin

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Nga fushata deri te përjashtimi nga seanca/ Ja çfarë po ndodh në Kuvend

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English