Skip to content
Të Gjitha

Mirditë/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 55-vjeçari (arsyeja)

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar një 55-vjecar në Mirditë, pasi ishte në shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar Kol Rregji.

Ndaj 55-vjecarit, Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e dënimit me 4 vite burg për ”Kultivim të bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.