Zbardhet dinamika e vetëvrasjes së Kolecajt: Hapi zjarr ndaj policisë dhe plagosi kreun e FNSH

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më herë mbrëmjen e sotme, autori i vrasjes së dyfishtë në Bulqizë vrau veten dhe së fundmi, policia ka zbardhur detaje të reja rreth ngjarjes.

Bëhet me dije se blutë arritën të lokalizonin Kolecajn, i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

FNSH e Shkodrës ka krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i ka bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por ai nuk i është përgjigur thirrjes së policisë për tu dorëzuar.

Kolecaj ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi efektivët dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër.

Ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, në ndihmë të FNSH-së dhe policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA, ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe t’i dorëzohej Policisë.

Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Kujtojmë se Kolecaj, ka ekzekutuar me armë ish-gruan Esmeralda dhe vëllanë e saj Vledison Filopati, më 25 shkurt.

Ai qëlloi mbi viktimat në oborrin e shtëpisë së Fran Filopatit, babait të të ndjerëve, ku kishte shkuar për të parë tre vajzat e tij, që jetonin me Esmeraldën pas divorcit.

Mirëpo, 47-vjeçari ka hasur në rezistencën e kunatit të tij, Vledison Filopatit dhe kur Esmeralda ka dëgjuar debat mes ish-bashkëshortit dhe të vëllait, ka dalë në oborr, për t’i qetësuar.

Në debat e sipër, Kolecaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, duke i lënë të pajetë në oborrin e shtëpisë dhe skena makabër është parë nga e gjithë familja.

Shpërndaje
Share.

Komento