Miratohet rezoluta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët kërkojnë hapjen e negociatave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga 578 deputetë që ishin në sallë, vetëm 412 votuan pro rezolutës për anëtarësimin e dy vendeve në BE.

Një pikë tjetër e rezolutës ishte edhe vijimi i reformave të nisura.

Parlamenti Europian i ka bërë thirrje gjithashtu Këshillit Europian, që të mos frenojë perspektivën e negociatave të pranimit.

Gjithashtu u kërkua një partneritet i ri me këto vende, si dhe monitorimi i fondeve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së saj, ministrja finlandeze për Çështjet Europiane, Tytti Tuppuraine, shprehu zhgënjim për vendimin e KE-së.

Shpërndaje
Share.

Komento