Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miratohet projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

19:56 19/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i vitit rë ri akademik, Kuvendi miratoi sot ligjin për studentët e Mjekësisë në Universitetin Publik, me ndryshimet e bëra pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi pjesërisht versionin e parë të ligjit që i detyronte studentët që për 5 vite pas diplomimit të mos largoheshin për të punuar jashtë vendit duke iu mbajtur ‘peng’ diplomën.

Me 74 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër u miratua Projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.  61 deputetë të pranishëm nuk votuan. Deputeti i PD-së Gëzim Ademaj abstenoi.

Sipas ndryshimeve që u miratuan sot në Kuvend studentët e mjekësisë mund të lidhin një kontrate që i detyron që të punojnë në Shqipëri për të paktën 3 vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Me ligjin e ri studentët e vitit të parë duhet të punojnë 3 vite pas diplomimit, studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt, në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë një vit.

Studentët që firmosin kontratën duhet të ofrojnë shërbim të detyrueshëm për këto vite dhe diploma u jepet pasi mbarojnë këto vite punësimi të detyrueshëm.

Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%

Ndryshimet ka të bëjë dhe sa i takon punësimit, neni 6 i ligjit. Me ligjin e ri studenti që përfundon programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe ka nënshkruar marrëveshje sipas përcaktimeve të këtij ligji, në momentin e lindjes së të drejtës për punësimin e tij, fillimisht ndiqen procedurat për t’u punësuar në institucionet shëndetësore sipas nevojave për mjekë të shpallura nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe përzgjedhja e vendeve të punës bëhet nga mjeku i licencuar, në bazë të renditjes sipas notës mesatare të përfundimit të studimeve

Ministria e Shëndetësisë ka detyimin për punësimin e mjekësve brenda 3 (tre) muajve pas licencimit, sipas notës mesatare, pa zhvilluar procedura konkurrimi.

Përgjatë kësaj periudhe mjeku do të ketë të drejtën të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jopublike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 (nëntë) mujore në institucionet shëndetësore publike.

Nëse mjeku i ri nuk punësohet pas përfundimit të këtyre dy afateve atëherë konsiderohet i permbushur detyrimi sipas percaktimeve te ketij ligji dhe mjeku ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare. Ministri përgjegjës për arsimin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë hartojnë udhëzim të përbashkët mënyrën dhe procedurat e punësimit me prioritet.

Kur ka shtrirje ky ligj

Ligji parashikon dispozita kalimtare mbi shtrirjen e efekteve të dispozitave të këtij projektligjit, të cilat do të jenë nga viti akademik 2025-2026 deri në vitin akademik 2029-2030. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ligji nuk ka efekt tek studentet jo shqiptare

Nga ky ligj përjashtohen nga zbatimi i të drejtave dhe detyrimeve shtetasit jo shqiptarë, duke qenë se kryesisht studentët e huaj apo nga trojet kanë përcaktime të veçanta për regjistrimin e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë në fushën e mjekësisë.

Ligji i rrezuar pjeserisht nga Gjykata Kushtetuese! Ja çfarë kërkoi?

Me ligjin e vjetër që u rrëzua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese, më 25 janar 2024 vitet e punës ishin deri në 5 vjet. Gjithashtu Gjykata Kushtetuese vuri në dukje dhe mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e pagesës së periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.

Me vendimin nr. 1 datë 25.1.2024 të Gjykatës Kushtetuese kërkoi 
– Të rishikohen afatet e përcaktuara në nenin 4 të ligjit nr. 60/2023 deri në një kufi jo më të gjatë se sa tre vjet.
– Duhet të rishikojë me qëllim që të garantojë parimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes edhe afatet e tjera tre dhe dyvjeçare të përcaktuara respektivisht në pikën 2, shkronjat “a” dhe “b”, dhe pikën 3, shkronjat “a” dhe “b” të nenit 4 të ligjit nr. 60/2023..

Etiketa: miratohetparlamentipolitikeStudentet e Mjekesise

Të lidhura

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara
Kosovë

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Partitë politike përfunduan këtë të mërkurë konsultimet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale....

16:31 04/06/2025
Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar
Aktualitet

Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

Një prezervativ 200-vjeçar do të ekspozohet këtë javë në muzeun më të famshëm të Holandës, Rijksmuseum në Amsterdam, krah veprave...

16:20 04/06/2025
Para
Furtunë te policët rrugore të autostradave, AMP ekzekuton 22 masa sigurie

Furtunë te policët rrugore të autostradave, AMP ekzekuton 22 masa sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

16:31 04/06/2025
Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

16:20 04/06/2025
Të premten Kurban Bajrami, falja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Të premten Kurban Bajrami, falja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

15:53 04/06/2025
Turisti ra nga motori i ujit dhe humbi jetën, Gjykata e Durrësit jep vendimin për pronarin e Jet Ski-së

Turisti ra nga motori i ujit dhe humbi jetën, Gjykata e Durrësit jep vendimin për pronarin e Jet Ski-së

15:34 04/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.