Skip to content
Të Gjitha

Miratohet fondi për riparimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kavajë dhe Kamëz

· 1 min lexim

Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin për bashkitë Kamëz dhe Kavajë, për riparimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se fondi për dy bashkitë kap vlerën 510 milion e 240 mijë lekë dhe do të përdoret për riparimin e ndërtesave individuale dhe njësive të banimit.

Në kuadër të këtij fondi është parashikuar që për Bashkinë Kamëz të shkojnë rreth 163 milionë lekë ndërsa pjesa tjetër për Bashkinë Kavajë.

Tërmeti i 26 nëntorit është një ndër tërmetet më të fortë në vendin tonë me magnitudë 6.4.

Si pasojë e lëkundjeve të forta shumë ndërtesa në Tiranë, Durrës, Kamëz, Kavajë u shembën dhe pësuan dëmtime të mëdha duke lënë pa strehë shumë banorë.