Miratimi në Kuvend, votohet në 28 janar marrëveshja për importin e vaksinave nga Pfizer!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Shqipërisë mësohet se pas fillimit të sesionit të ri parlamentar, pritet që të miratojë më 28 janar marrëveshjen me kompaninë Pfizer/Biontech për importimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur dy ditë më parë, por me një sasi vaksinash të dhuruara nga një shtet që qeveria nuk e ka bërë me dije dhe ende nuk dihet se kush është, ndonëse dokumentat e zhdoganimit në Aeroportin e Rinasit, treguan se rreth 950 doza ishin importuar nga Gjermania.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, është marrëveshja që pritet të miratohohet dhe të marrë dritën jeshile në Kuvend.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se vendi ynë ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-Covid-19, ndërsa vaksinimi i popullsisë me 10 mijë dozat e para do të nisë në fund të janarit.

Opozita dhe shumë intelektualë e kritikuan qeverinë dhe kryeministrin Rama në lidhje me ruajtjen e konfidencialitetit të vendit të origjinës së vaksinës. Sipas tyre, qytetarët kanë të gjithë të drejtën për të marrë një informacion transparent në lidhje me vaksinën e cila do të injektohet në trupat e tyre./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento