- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMiratimi i rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat, Fuga nuk i...

Miratimi i rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat, Fuga nuk i kursen ironitë

- Reklamë -spot_img

Akademiku Artan Fuga, pas miratimit nw Parlament të projektligjit për rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët, nuk i ka kursyer ironitë.

Në vazhdim të statuseve të tij të mëparshme për këtë temë, në rrjetin social Facebook,Artan Fuga Fuga shkruan: Në ndihmë të Presidentit të Republikës kur të shqyrtojë dhe miratojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe të tijën, shpejt e shpejt siç e kërkoi drejtuesja e seancës në Kuvend!

Kodi etik i deputetit (vendim me forcë ligjore) : Citime nga Vendimi Nr. 61/2018

Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Neni trembëdhjetë

Konflikti i interesit

Konflikti i interesit është situata kur një deputet është subjekt i një interesi privat, që mund të ndikojë në kryerjen siç duhet të përgjegjësive dhe detyrave publike.

Deputeti, kur ndodhet në një situatë konflikti interesi, deklaron gojarisht në fillim të seancës plenare ose të mbledhjes të komisionit apo organeve të tjera parlamentare. Kopja e procesverbalit i dorëzohet shërbimit përgjegjës për deputetët

Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose një dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi dhe as të promovojë projektligje ose interesa për shpërblim/pagesë apo për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë