Skip to content
Të Gjitha

Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Kuvendi rrëzoi dekretin e presidentit, reagon Meta

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të tij nga Kuvendi dhe pas miratimit në senacën e sotme të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Meta me një ironi të theksuar, ka postuar një foto-montazh të Parlamentit të Republikës, i cili në montazh duhet i mbushur me plehra.

Presidenti i është rikthyer shprehjes së tij që përdorte kur ishte në koalicion me Ramën, frazën e njohur: “Me qetësi dhe dashuri!”.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

Me qetësi dhe dashuri”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë se gjatë  seancës së  sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi  dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës./GazetaReforma.com/