Skip to content
Të Gjitha

Ministria e Arsimit nxjerr udhëzimin e ri/ Ndryshon data e fillimit të provimeve të Maturës Shtetërore

· 1 min lexim

Një lajm i mirë për të gjithë maturantët. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim ku lajmëron se provimet e maturës nuk do të nisin në datë 7 qershor, ashtu siç ishte planifikuar, por një javë më vonë, përkatësisht në 13 qershor.

Gjithashtu në udhëzim saktësohet se tre provimet e tjerë që pasojnë provimin e parë të gjuhës së huaj, do të kenë një diferencë prej 5 ditësh nga njëri- tjetri.

Mirëpo këtë vit nuk ka për të qenë ky avantazhi i vetëm për maturantët, pasi një prej tyre ka qenë edhe plotësimi i formularit A1 në janar të këtij viti, reduktimi i lëndëve me zgjedhje nga 24 në 8 dhe sigurisht mundësi për të dhënë vetëm një lëndë me zgjedhje.

Lehtësi tjetër është e zgjedhja e provimit të gjuhës së huaj, i cili nuk është më i përcaktuar, por maturanti ka mundësi ta zgjedhë vet atë.

Për të gjithë ata maturantë që nuk marrin notë kaluese gjatë sezonin zyrtar të Maturës Shtetërore është i përcaktuar edhe një sezon i dytë.