Ministri i partisë socialiste: “Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh.”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandeli Majko, Ministër i Diasporës, me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit duke e cilësuar atë si “Dita e ndryshimit”.
Majko falenderon studentët që treguan se ndyshimi nuk shkruhet, por ndodh dhe thotë që e majta reflektuese do e bëj dallimin, sepse sipas tij, ajo që vjen është mbi pushtetin

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit.
Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese.
Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin.
Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë.
Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”,- shkruan Pandeli Majko.

Shpërndaje
Share.

Komento