Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, kërkon ndryshimin e ligjit për shërbimin diplomatik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka ngritur një grup pune me qëllimin për të ndryshuar ligjin për shërbimin diplomatik.

Në krye të grupit të punës në Ministrinë e Jashtme, është vendosur diplomati i karrierës Armand Skapi. Ky grup kërkon transferimet nga detyra të 28-të punonjësve apo drejtuesve të ambasadave.

Përveç 28 emrave të diplomatëve që kërkohen të transferohen, pritet që listës t’i shtohen edhe 4 ambasadorë të cilëve i ka përfunduar mandati dhe pritet që ministria t’i kërkojë Presidentit Ilir Meta dekretin për shkarkimin e tyre.

Ndërkohë kujtojmë që ish-ambasadorë ndër vite, janë shprehur se ministri duhet të ketë më shumë kujdes në ndryshimin e diplomatëve të karrierës. Ata kërkojnë të respektohet sistemi i karrierës dhe respektimi i vlerave.

Pritet që numri i diplomatëve të rritet pasi në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të ulët të trupës diplomatike.

Shpërndaje
Share.

Komento