Skip to content
Kronikë

Minifurgoni i peshkut shkrumbohet në Sarandë, dyshohet për shkëndijë elektrike

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit një mjet i tipit minifugon ka shpërthyer në flakë në qytetin e Sarandës. Sipas burimeve paraprake ky mjet transportonte peshk.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm dëme materiale. Minifurgoni me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme rreth orës 09:15, duke u djegur pranë qendrës së qytetit bregdetar, kurse zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët.

Policia vendore njoftoi se ka nisur hetimet, kurse paraprakisht mendohet që vatra e zjarrit të jetë shkaktuar nga shkëndijë elektrike në automjet. Në pyetje do merret edhe pronari i mjetit.