Skip to content
Të Gjitha

Minibusi përplaset me dy mjete të tjera/ Raportohet për një të lënduar, policia hedh dyshimet e para

· 1 min lexim

Përplasja e një minibuzi me një mjet ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas ka pasur një shtetase të plagosur.

Nga ajo që njoftohet nga plolicia, e dëmtuara është dërguar menjëherë në spitali, ku edhe po merr ndihmën mjekësore dhe raportohet të jetë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Në aksident është përfshirë dy  mjete me një minibus të linjës Elbasan-Korçë. E plagosura, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Policia hedh dyshimet e para, ku thotë se shkak për përplasjen është moti i keq.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në Pishkash, një mjet  është përplasur me një minibuz, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere  në  mjetin minibuz, e cila u dergua në spitalin e Librazhdit  për ndihmën mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.